Osmani: Duhet të jemi të kujdesshëm, kanë sulmues cilësor

Qatip Osmani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë nuk ka fshehur dëshirën që skuadra e tij për qëllim ka të prek ndeshjet e “play-off”. Megjithatë për të bërë një gjë të tillë, Shkëndija do të duhet të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë kundër Trakait, kur në Lituani humbën me rezultatin 2:1.

Pikërisht ky gol i shënuar jep shumë shpresa për futbollistët tetovarë, të cilët do të jenë të hendikepuar me mos luajtjen e tre futbollistëve të formacionit të parë, Vujçiç, Zhunior dhe Cuculi, me këta dy të fundit që u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjen në Lituani dhe kroato-gjermanin e lënduar që nga ndeshja me Helsinkin.

“Jemi optimist dhe të disponuar ndonëse kemi rezultat 1-2 nga ndeshja e parë por do të jemi të dobësuar me mosluajtjen e tre lojtarëve kyç” – tha fillimisht Osmani, duke vënë akcent kryesor në sulmin e skuadrës kundërshtare, që në këtë repart ka dy futbollistë mjaft cilësorë, që dinë të shfrytëzojnë rastet para portës kundërshtare: “Mysafirët nga Lituania në sulm kanë dy lojtarë cilësor dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk e fshehim se dëshirojmë play-offin dhe për këtë arsye ftoj futbolldashësit nga e gjithë Maqedonia që nesër të na japin mbështetje”, – u shpreh Osmani, i cili pikërisht ndaj lituanezëve pësoi humbjen e parë me Shkëndijën këtë edicion në garat e Liga Evropa.

Leave a Reply