Vardari dënohet me 55 mijë euro

Ashtu edhe siç ishte e paralajmruar, UEFA ka dënuar skuadrën e Vardarit për organizim të dobët të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj Malmes të zhvilluar në Strumicë.

UEFA ka gjobitur Vardarin me 55 mijë euro, për shkak sendeve të hedhura të fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes, sjelljes së pahijshme të publikut dhe bllokimit të shkallëve në tribuna.

Ndërkohë, kujtojmë që Vardari sonte e luan ndeshjen e kthimit ndaj Kopenhagenit në kuadër të raundit të tretë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply