Shiten 10.000 fanella të Nejmarit brenda ditës në Francë!

Paris Sen Zhermeni që bëri transferimin më të madh në histori të futbollit, duke sjellë Nejmarin në radhët e veta, ka komunikuar për mediat edhe për shitjet e fanellave të tij.

Në butiket zyrtare të PSZH-së “më shumë se 10.000 fanella” me numrin 10-të të Nejmarin janë shitur vetëm brenda një dite.

“Shitjet janë limituar vetëm një fanellë për person”, për të shtunën, ndërsa më shumë se 15 mijë kliente janë në radhë tek Champs –Elysees apo Parc Des Princes para butikeve zyrtare të PSZH-së.

Çmimi mesat për një fanellë është 100 euro.

Leave a Reply