Lëndimet e shumta, PSZH mbetet me vetëm 12 futbollistë!

Paris Sen Zhermen falë dopietës së Anhel Di Marias dhe një goli të shënuar nga Mojsie Kin, mundi ekipin e Ren me shifrat 3:0, duke ruajtur në këtë mënyrë kryesimin në Ligue 1.

Gjithsesi te kampionët e Francës nuk ka vend për festë, pasi situata me dëmtimet është më keq se kurrë më parë. Në ndeshjen e djeshme katër futbollistë lanë fushën e lojës para kohe për shkak lëndimeve.

Gueye, Kin, Florenci dhe Kehrer u larguan nga fusha të dëmtuar dhe shtuan akoma më shumë problemet për trajnerin Tushel, i cili për momentin ka vetëm 12 futbollistë të ekipit të parë në dispozicion, duke pasur parasysh se që më parë të dëmtuar rezultojnë yjet si Verati, Nejmar, Mbappe, Kimpembe, Bernat, Draksler, Ikardi dhe Sarabia. Megjithatë duke pasur parasysh se pason pauzë dy javore në të gjitha kampionatet europiane, Tushel shpreson se një pjesë e tyre do të rikuperohen me kohë dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme që e presin PSZH-në në kampionat dhe  Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply