FIFA rang lista: Shqipëria e 63-ta, Maqedonia renditet në pozitën e 135-të

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka shënuar rënie në rang listën më të re të FIFA-s të publikuar me 10 gusht. Maqedonia nuk zhvilluan ndeshje në muajin paraprak, por regjistruan rënie një pozicion më posht, duke u renditur tashmë në vendin e 135-të.

Ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj ka ruajtur pozicionin e njejtë si muajin e kaluar. “Kuqezinjët” renditen në vendin e 63-të, të cilin e rikuperuan një muaj më parë, falë pikëve të marra ndaj Izraelit.

Në kryesim të listët së FIFA-s, rikthehet Brazili, duke zbritur Gjermaninë në vendin e dytë. Në të tretin mbetet Argjentina, ndërsa pas saj Zvicra dhe Polonia. Befasi është që Spanja dhe Italia mbeten jasht 10-shes së parë, duke u renditur në vendin e 11 dhe 12-të.

Leave a Reply