Basketboll: Maqedoni-Kosovë, federata nuk nxjerr në shitje bileta!

Federata e basketbollit të Maqedonisë ka sjellur vendim surprizues, që mos të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2019.

Arsyeja është e qartë, pasi përfaqësuesja e Kosovës do të ketë më shumë përkrahje nga tifozët në Shkup se sa basketbollistët e Maqedonisë.

“Federata e basketbollit të Maqedonisë dëshiron që të njoftojë opinionin sportiv në Maqedoni, që pas mbledhjeve të mbajtura dhe konsultimeve të shumta, kemi vendosur që për çështje sigurie, të mos të nxjerren në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni-Kosovë. Federata kërkon falje për këtë veprim”, thuhet mes tjerash në komunikatën e FBM-së.

Kujtojmë që ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet me 12 gusht në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup me fillim në orën 20:30.

Leave a Reply