Krerët e Shkëndijës mirëpresin homologët e tyre të Milanit

Shkëndija sonte në Shkup përballet me Milanin në revanshin e “play-offit” të liga Evropa, ndërsa vizita e gjigantit italian dhe europian në vendin tonë ka bërë këtë ndeshje ngjarjen kryesore të javës në Maqedoni.

Duke qenë vendase e ndeshjes Shkëndija duhej të organizojë darkën zyrtare ndërmjet përfaqësuesve të lartë të dy klubeve. Si e don tradita shqiptare, mysafirit i hapet shtëpia dhe me këtë rast presidenti i KF Shkëndija, z. Visar Bexheti me bashkëpunëtorë kanë pritur në Ecolog delegacionin e AC Milanit të përfaqësuar nga drejtori për menaxhim, Marko Fasone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.

Pas atij të javës së shkuar në Milano, ka qenë ky një tjetër takim shumë miqësorë ku kryesisht është folur për Shkëndijën dhe Milanin, me futbollin në qendër të vëmendjes së bisedës.

Nuk kanë munguar dhuratat respektive që do mbeten kujtim i gjallë i këtyre përballjeve europiane ndërmjet skuadrës tonë dhe 7 herë kampionit të Europës. (kfshkendija)

Pesidenti i KF Shkëndija, z. Visar Bexheti me bashkëpunëtorë kanë pritur në Ecolog delegacionin e AC Milanit të përfasqësuar nga drejtori për menaxhim, Marco Fassone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.

Публикувахте от KF Shkëndija в 24 август 2017 г.

Leave a Reply