Granada prezantoi sulmuesin shqiptarë, Rej Manaj

Rej Manaj është prezantuar sot te skuadra e Granada, me të cilën skuadër do të luaj në Segunda Division. Ai tha se për këtë skuadër ka dëgjuar vetëm fjalë të mira dhe se është i lumtur që ka bërë këtë zgjedhje.

“Për këtë klub më kanë folur shumë mirë shokët e mi te skuadra e Interit, si Muriljo e Medel. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje”, – ka thënë Manaj për faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Fjalë të mira për sulmuesin shqiptarë foli edhe drejtori sportiv i Granadas, Manolo Salvador, i cili vlerësoi cilësitë teknike të Manajt: “Ky është një bast që ne kemi bërë për të ardhmen. Shpresojmë që të na dhurojë shumë gjëra”.

Manaj prej vitit 2016 është pjesë e Interit me të cilën skuadër ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2020.

Manaj në sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Peskara ku shënoi dy gola në 12 ndeshje, ndërsa gjysmën e dytë të sezonit e kaloi te Pisa, për të cilën skuadër në 17 ndeshje realizoi 2 gola.

Manaj debutimin  e tij me fanellën e Granadas pritet ta ketë të premtën në ndeshjen ndaj Barcelona B. Në dy xhirot e para në “Segunda Division”, Granada ka arritur dy barazime.

Leave a Reply