Starton Liga e Kombeve, rast për kombëtaret më të vogla për të prekur Evropianin

UEFA sot edhe zyrtarisht ka prezantuar projektin e ri, Ligën e Kombeve që do të startojë nga shtatori i vitit 2018-të. Në vend të ndeshjeve miqësore, përfaqësueset evropiane  do të luajnë në Ligën e Kombeve, përmes së cilës do të luftojnë për një vend në Evropianin e vitit 2020.

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor, do të bëhet edhe ndarja përfundimtare nëpër vazot.

UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo. Kombëtarja shqiptare ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C.

Ndërkohë përfaqësueset e Kosovës dhe Maqedonisë e kanë të sigurtë vazon e katërt në Ligën D, ku do të luajë me shtet më të dobëta.

Shorti do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa në vazhdim, nuk do të ketë më nevojë për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Evropiane.

Fituesi i secilës Ligë, do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.

 

Ndarja e vazove:
LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells
LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.
LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)
Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.
LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)
Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

Leave a Reply