Premier Liga vendos: merkaton e ardhshme e mbyll me 9 gusht!

Klubet që janë pjesë e Premier Ligës angleze kanë votuar në favor të mbylljes së mëhershme të merkatos verore. Ishte vet liga angleze, ajo që dha njoftimin përmes një komunikate zyrtare. “Klubet e Premier Ligës kanë arritur akordin për ta përmbyllur merkaton verore të enjten në orën 17:00, të javës së fundit para nisjes së sezonit”, shkruhet në komunikatë.

“Ky vendim ka të bëjë vetëm me klubet e Premier Ligës, e jo ato të federatave të tjera europiane”, përfundon komunikata. Skuadrat mund të vazhdojnë, gjithsesi, t’i sheshin lojtarët e tyre në ato kampionate ku merkatoja nuk rezulton e përfunduar, megjithatë nuk mund të blejnë më përtej këtij afati.

Vendimi është marrë edhe për t’i dhënë fund disa paradokseve që ndodhnin shpesh në botën e futbollit, më i fundit rast ai i Alex Oxlade-Chamberlain. Lojtari u aktivizua me Arsenalin në humbjen 4-0 ndaj Liverpoolit, në javën e tretë të kampionatit më 27 gusht, për të kaluar më pas te “të kuqtë” më 31 gusht, ditën e fundit të merkatos së kësaj vere.

Leave a Reply