Ibrahimoviç: ”Thuani Murinjos se unë po kthehem”

Rikuperimi i Zlatan Ibrahimoviç po vazhdon me ritme të shpejta dhe dita kur do të rikthehet në fushë është gjithmonë e më afër.

Suedezi nuk kishte qëndruar asnjëherë kaq gjatë, larg fushave të blerta dhe po punon shumë që të rikthehet sa në shpejt dhe në nivele të larta, pavarsisht moshës së tij (35-vjeçar).

Në një video të postuar në profilin e tij në “facebook”, Ibra shfaqet duke punuar në pistën e vrapimit, ndërsa ka edhe një mesazh për trajnerin e “Djajve të Kuq”, Hoze Murinjo.

“I thuani Hozes se unë po vij”, – kishte shkruar suedezi në postimin e tij, duke i bërë me dije strategut portugez se duhet t’i gjejë vend në 11-shen e parë.

Tell Jose I'm coming

Публикувахте от Zlatan Ibrahimovic в 8 септември 2017 г.

Leave a Reply