Vëllazërimi sërish në Shkup dhe sërish pas fitores

Java e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim Vëllazërimin e Kërçovës e sheh sërish si mysafir në Shkup. Pas fitores në ndeshjen e javës së parë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, sot të besuarit e trajnerit Nazmi Ajdini do të jenë mysafir të skuadrës së Lokomotivës, shkruan “infOSport.mk”.

Ai beson në një paraqitje tjetër të rradhës të mirë nga ana e futbollistëve të tij dhe se sërish nga kryeqendra jonë do të largohen të pamposhtur.

“Ne do udhëtojmë në Shkup me karakterin e ekipit fitues. Shpresojmë që edhe sot të kthehemi të pamposhtur. Po që se vendosemi ashtu siç unë mendoj edhe pse kam pak informacione për Lokimotivën, nuk do e humbim ndeshjen. Do isha i kënaqur edhe me një pik duke pasur parasysh se ekipi që unë drejtojë ende nuk është në nivelin e duhur fizikisht. Por nuk përjashtojë mundësinë e 3 pikëve po që se referimi do ishte real siç ka qenë në disa ndeshje që ka zhvilluar Vëllazërimi” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Vëllazërimit, Nazmi Ajdini.

Ndeshja ndërmjet Lokomotivës dhe Vëllazërimit starton në ora 16:00, njëjtë sikurse edhe ndeshjet tjera të javës së dytë, ku Zajazi në Kërçovë do të mirëpret Makedonija Gj.P, Gostivari do jetë nikoqir i Novacit, teksa Struga Trim Lum do të udhëtojë për në Shkup për tu përballur me EuroMilkun.

Ndërkohë ndeshjen e saj të parë debutuese para publikut të saj në Ligën e Dytë do ta zhvillojë edhe Labunishta që do të mirëpret Teteksin.

LDFM – Perëndim

Euromilku 16:00 FC Struga Trim & Lum
KF Gostivari 16:00 Novaci
Labunishta 16:00 Teteksi
Lokomotiva 16:00 Vëllazërimi
Zajazi 16:00 Makedonija Gj.P

Leave a Reply