Reali vetëm barazim ndaj  Levantes së Bardhit (VIDEO)

Reali i Madridit ka bërë edhe një tjetër hap fals në La Liga, duke barazuar në shtëpinë e vetë ndaj Levantes, 1:1. Është ky barazimi i dytë me rradhë për “mbretërit” dhe sërish në “Santiago Bernabeu”, aty ku tifozët e kësaj skuadre prisnin që ata të ishin të pagabueshëm.

Ivete Lopez me golin e realizuar në minutën e 12-të paralajmëroi këtë senzacion të Levantes, te e cila skuadër për fat të keq në lojë nuk u inkuadrua fare futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi.

Golin e barazimit Reali e realizoi në minutën e 36-të me anë të Lukas Vaskez dhe kur mendohej se gjithçka do të shkoj në favor të “madrilenëve”, një gjë e tillë nuk ndodhi. Rikujtojmë Reali në xhiron e dytë po në “Santiago Bernabeu” kishte barazuar ndaj Valencias (2:2).

Në këtë mënyrë Reali pas tre xhirove mbetet i pamposhtur, mirëpo me vëtëm 5 pikë, po aq sa ka edhe Levante e Enis Bardhit, skuadra këto që ndajnë pozitat 4 dhe 5 për momentin në La Liga.

Leave a Reply