Izo shënon në debutim, Shkëndija rikthen rezultatin ndaj Pobedës (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Pobedës, edhe përkundër faktit se ishin mysfairët nga Pobeda ata që avansuan të parët në këtë përballje. Izair Emini debutoi me këtë gol në këtë ndeshje, duke arritur që të shënojë golin e barazimit në minutën e 30-të.

Zhunior mjaft mirë harkoi nga e majta, teksa Emini me kokë shënoi në rrjetën e mysafirëve, të cilët të parët kishin shënuar në këtë përballje, me anë të Najdovskit në minutën e 16-të.

Që pjesa e parë të mbyllet në favor të skuadrës “kuq e zi”, u përkujdes Besart Ibraimi, i cili pasi përfitoi një penalti, të njëjtën arriti ta shndërrojë në golin e epërsisë, 2:1.

 

Leave a Reply