Stivens mbretëresha e re e “US Open”

Sloan Stivens është mbretëresha e re e “US Open”. Është ky titulli i parë “Grand Slam” për tenisten amerikane, e cila dominoi në finalen e madhe në “Flushing Meadoës” duke mundur në finale Medison Kis.

Stivens dominoi këtë përballje, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtares së saj, të cilës i lejoi vetëm 3 gejme.

Tenistja nga Florida zhvilloi një ndeshje perfekte, të cilën e fitoi 2:0, në sete 6-3 dhe 6-0. Sot në mbrëmje do të zhvillohet edhe finalja në konkurrencë të meshkujve, ku në fushë do të zbresin numri 1 i botës, Rafael Nadal, dhe Kevin Anderson, me spanjollin që do të kërkojë triumfin e tretë në “US Open” dhe titullin e tij të 16 “Grand Slam”.

Leave a Reply