Ish futbollistit të Milanit dhe Interit i sekuestrohet vetura

Me siguri ju kujtohet të gjithëve, Sulej Muntari. Bëhet fjalë për një ish futbollist të Milanit dhe Interit, të cilit autoritetet italiane i’a kanë sekuestruar automjetin tip Mercedes Amg G63.

Shkak për këtë janë bërë këstet e kredive që ish-mesfushori i Milanit dhe Interit nuk u ka paguar bankave në Itali.

Lajmi raportohet nga “Il Secolo XIX”, sipas së cilës, Muntari është denoncuar nga një bankë në Xhenoa, e cila pretendon se 33-vjeçari nuk ka paguar këstet e kredisë.

Muntari është ndaluar nga policia në Kiaso pas denoncimit të bankës, ndërsa ka pranuar se nuk ka paguar këstet e kredisë, pasi po kalon një moment delikat në jetë, ndonëse ka pranuar se shumë shpejt do të rregullojë gjithçka.

Për momentin, automjeti i mesfushorit 33-vjeçar, me vlerën e 150 mijë eurove është sekuestruar nga policia.

Sezonin e shkuar, Muntari ishte pjesë e Peskaras në Serinë A, por aktualisht është pa skuadër.

Leave a Reply