Trajneri i Hamburgut i hakmerret Mërgim Mavrajt!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk po kalon ditë të mira te skuadra e Hamburgut, kjo edhe për shkak të problemeve që ka pasur me trajnerin Gisdol.

Ky i fundit e ka lënë futbollistin shqiptarë në stol në ndeshjen e fundit, ndërkohë që më parë e kishte dërguar të stërvitej me skuadrën e dytë.

Mesa duket tekniku është i pakënaqur nga kartonët e kuq që futbollisti merr dhe për këtë arsye ka vendosur që ta penalizojë. Mes palëve pritet të ketë edhe një takim për të folur në lidhje me të ardhmen e futbollistit kosovar, i cili për dallim te Hamburgu, te kombëtarja shqiptare e futbollit është një startues i padisktueshëm.

Leave a Reply