Lajme të këqija për Panuçin, Abrashi do mungojë ndaj Spanjës dhe Italisë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do të mungojë për katër javë nga fushat e futbollit, pas dëmtimit në gju gjatë ndeshjes së Frajburgut ndaj Bajer Leverkusenit.

Shtatëshkurti shqiptarë u dëmtua në minutën e 28-të, duke braktisur fushën, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore u mësua se 27-vjeçari ka një problem me kupën e gjurit djathtë.

Mungesa katërjavore e Abrashit do të thotë që ai ka humbur praktikisht dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Botërorit që Kombëtarja shqiptare do ti zhvillojë kundër Spanjës me 6 tetor dhe Italisë me 9 tetor.

Leave a Reply