Betisi, Valencia e Sevilja pas Enis Bardhit

Vetëm 3 ndeshje të luajtura në 5 xhiro të La Ligës, interesim i madh shfaqet në klubet tjera të cilat dëshirojnë të rrëmbejnë futbollistin shkupjan, Enis Bardhin. Paraqitjet e tij të mira dhe dy golat e shënuar me fanellën e Levantes, kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave tjera të elitës spanjolle, me Betisin që pritet të bëjë ofertë në merkaton e janarit për Bardhin.

Kështu së paku ka informuar gazeta spanjole “El Gol”,  sipas së cilës përveç Betisit, interesim kanë shfaqur edhe Sevilja, Valencia e Real Sociedadi.

Kujtojmë që Bardhi këtë verë u transferua nga Ujpeshti te Levante për një shifër prej 1.2 milionë euro.

Leave a Reply