Skënderbeu tregon forcën ndaj Partizanit

Skënderbeu ka shënuar një fitore të madhe në derbi ndeshjen e javës së tretë në Superligën shqiptare, duke mundur Partizanin e trajnerit Mark Juliano me rezultatin 2:0.

Ishin dy golat e shënuar nga sulmuesi Ali Soue dhe mesfushori Sabien Lilaj nga pika e bardhë gjatë pjesës së dytë që vendosën emrin e fituesit të këtij takimi, që përveç këtyre golave dhuroi edhe spektakël.

Falë kësaj fitore Skënderbeu merr përkohësisht kreun e tabelës me 7 pikë, një më shumë se Teuta e vendit të dytë, që ndeshjen e javës së tretë do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Flamurtarit të Vlorës.

Në anën tjetër Partizani mbeti në kuotën e një pike, duke u renditur vetëm në pozitën e fundit me një gol averazh 0:4.

Leave a Reply