Skënderbeu-Partizani, tifozi korçar ndërron jetë gjatë ndeshjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesin e pjesës së parë të takimit derbi të javës së tretë në Superligën shqiptare midis Skënderbeut dhe Partizanit.

Një tifoz korçar, 62 vjeç ka ndërruar jetë në stadium, pasi i njëjti kishte pësuar një infarkt kardiak.

Ai ishte i ulur në tribunën B të stadiumit, ndërsa për një çast kishte humbur ndjenjat. Ambulanca me shpejtësi kishte arritur deri tek ai, por gjatë transportimit për në spital, tifozi korçar kishte ndërruar jetë.

Ndryshe sa i përket ndeshjes dhe fituesit, ai ishte Skënderbeu që në fund shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Leave a Reply