Tifozi i Fenerbahçes thyen TV, Souza i prmeton se do i blej një TV tjetër (VIDEO)

Ndeshjet derbi midis Fenerbahçes dhe Beshiktashit përveç tensioneve dhe zënkave të shumta në fushën e futbollit mes vetë aktorëve, dinë të prodhojnë edhe tensione dhe nervozizëm në mesin e tifozëve të kësaj skuadre.

I tillë është edhe ky rasti i fundit, kur një tifoz i Fenerbahçes dukshëm i nervozuar me ngjarjet që po ndodhnin në “Shukri Saraçogllu” theu TV që realisht e kishte një dëmtim para sulmit final.

Autori i dhunës ndaj elektroshtëpiakes shfaqi shenja pendese më pas, ndërsa vuri dorën në fytyrë, mirëpo e gjithë ajo ishte e kotë, pasi përveç vetes ai la edhe shokët e tij pa shikuar momentet e fundit të ndeshjes, që në fund rezultoi me fitoren e Fenerbahçes me rezultatin 2:1.

Njëri nga shokët e tij video materialin nga kjo ngjarje e kishte postuar në rrjetet sociale, ndërsa e njëjta i kishte rënë në sy edhe futbollistit të Fenerbahçes, Souza, i cili përmes profilit të tij në “Tëitter” kishte shkruar se është i gatshëm ti blej një TV të re tifozit të skuadrës së tij, mirëpo me kusht që mos ta thyej: “Pronari i TV-së më shqetëson. Do të ta blej një TV të ri të shikosh ndeshjet e Fenerbahçes. Por mos e thyej edhe këtë”.

That one friend you can't watch football with 😳(🎥 via TW/SokakUltras)

Публикувахте от Bleacher Report Football в 24 септември 2017 г.

Leave a Reply