Milot Rashica i shënon Ajaksit dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Milot Rashica vazhdon të shkëlqejë në kampionatin holandez. Mesfushori kosovar realizoi golin vendimtar në fitoren e madhe të Viteses ndaj Ajaksit në “Amsterdam Arena”.

Vitese shënoi fitore 2:1, ndërsa Rashica realizoi golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë u lirua nga kundërshtari i tij, dhe më pas me një goditje precize me tokë edhe për herë të dytë shënoi në rrjetën e Ajaksit.

Autorë i golit të parë për Vitesen ishte Kashia në minutën e 21-të, teksa golin e vetëm për Ajaksin që ngjalli shpresa, e realizoi Viergever në minutën e 83-të.

Për Milot Rashicën ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij kundër Bredës në Superkupën e Holandës.

Leave a Reply