Maqedonia shënon fitore si vendas pas plotë tre viteve (VIDEO)

Pas plotë 3 viteve të plota Maqedonia ka regjistruar fitoren e parë në një ndeshje zyrtare si vendas, njofton “infOSport.mk”. Si sot para tre viteve Maqedonia për herë të fundit kishte mundur Luksemburgun dhe sërish me protagonist futbollistë shqiptarë. Kishte qenë Besart Abdurrahimi, futbollisti aktual i Shkëndijës, që i kishte siguruar fitoren 3:2 përfaqësueses së Maqedonisë në atë mbrëmje të 09 tetorit të vitit 2014-të, kur në minutën e dytë shtesë të takimit kishte shënuar golin e fitores.

Maqedonia sonte mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 4:0, ku 3 gola mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë, Visar Musliut, Enis Bardhit dhe Arijan Ademit, teksa një gol tjetër realizoi Aleksandar Trajkovski, një futbollist i cili kishte shënuar edhe në vitin 2014-të në fitoren e fundit si vendas ndaj Luksemburgut.

Leave a Reply