KB Shkupi e nis me humbje nga Pelisteri, nuk mungojnë fyerjet anti shqiptare në Manastir

Klubi i basketbollit Shkupi ka debutuar me humbje në Superligën e basketbollit të Maqedonisë, pasi u mund nga Pelisteri në xhiron e parë me rezultat 80:73. Më të mirët në ekipin e Pelisterit ishin Anakievski me 39 pikë dhe Davkov me 11, ndërsa te Shkupi më të mirë rezultuan Bulatoviq me 20 pikë dhe Memeti me 15 pikë të shënuara.

Kujtojmë që ndeshja është ndërprerë për disa minuta, për shkak të fyerjeve anti shqiptare nga tifozët vëndas të Pelisterit. Gjithsesi kjo është ndeshja e parë e zhvilluar e Shkupit në Superligë, ndërsa takimin e radhës e luan me kampionët e MZT Skopjes.

Xhiroja e parë kompletohet me ndeshjen e nesërme me Fen Industri-Gostivari dhe derbin e së enjtës MZT Skopje-Karpos Sokoli.

Leave a Reply