Djukiç i kënaqur me mikpritjen, e kemi borxh ti mirëpresim në të njëjtën mënyrë 

Trajner i Partizanit, Miroslav Djukiç ka mbetur i kënaqur me mikpritjën e bërë nga ana e skuadrës së Skënderbeut në tokën shqiptare, mirëpo jo edhe nga rezultati që skuadra e tij e arriti sontë në “Elbasan Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Ai vajton ato rastet në minutat e fundit të takimit që sipas tij Partizani duheshë të shënojë, ndërsa nuk harroi pa përmendur se e kanë borxh që të njëjtën mikpritje skuadrës shqiptare t’ia bëjnë në ndeshjen e kthimit në Beograd.

“Mendoj se në pjesën e dytë kishim disa raste të mira që nuk i realizuam. Skënderbeu luajti mirë dhe ishte një skuadër e fortë në fushë, mirëpo mendoj se duheshe të shënojmë një gol pas atyre rasteve që kishim fare në fund” – tha fillimisht trajneri i skuadrës serbe, Miroslav Djukiç.

“Super jemi ndjerë këtu në Shqipëri,  në fushë ishte një lojë e fortë, mirëpo shumë fer dhe korrekte. Shkojmë në shtëpi me përshtypje shumë të mira, shqiptarët kanë qenë shumë mikpritës të mirë, ashtu që ua kemi borxh që t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë. Shpresoj që edhe në Beograd të jetë e njëjta mikpritje, mirëpo rezultati të jetë ndryshe” – tha trajneri i Partizanit, Miroslav Djukiç.

I pyetur nga gazetari i “Supersport” nëse ka frigë nga tifozët  e Partizanit për të shkaktuar ndonjë problem në ndeshjen e kthimit në Beograd, Djukiç me përgjigje: “Tifozët tanë vijnë në stadium për të na përkrahur, ashtu që besoj se edhe kësaj rradhe do të jetë ashtu”.

Ndeshja e kthimit midis Partizanit dhe Skënderbeut në Beograd është me datë 02 nëntor me fillim në ora 19:00.

Leave a Reply