Çfarë po ndodh me Milanin? Nuk mund dot as AEK-un! (VIDEO)

Milani nuk po arrinë dot të gjejë suksesin, pasi ka barazuar pa gola me AEK-un e Athinës në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” në kuadër të grupit ‘D’ në Liga Evropa. Të përzgjedhurit e Viçenco Montellas edhe pse në terren të vetin nuk arritën që të nxjerrin më shumë se një pikë, ndërsa vlenë të cekim se stadium i “San Siro”-os ishte i zbrazur me shumë pak tifozë “kuqezi”.

Milani pas kësaj sfide vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 7-të pikë të grumbulluara, 2 më shumë se AEK-u i Athinës. Ndërkohë punët shkojnë e vështirësohen edhe më shumë për trajnerin Montella, pasi ekipi i tij nuk po gjen rezultatet e kërkuara.

Leave a Reply