Goditje surprizë, Milani transferon yllin e Bajernit të Munihut

Mesfushori i Milanit, Frank Kessie sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit do të largohet nga “San Siro”.

24-vjeçari nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Milanit për rinovimin e kontratës e cila i skadon verën e ardhshme.

“Calcio Mercato”, shkruan se Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Kessie te skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munih.

Maldini ka piketuar Korentin Tolisson, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Milan do të nis bisedimet me francezin në merkaton e janarit për të firmosur para kontratë.

Tolisso nuk bën pjesë në planet e “Bavarezëve”, prandaj “Rossonerët” do të tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Leave a Reply