Beteja për kreun e “Serie A” u mbyll pa fitues (VIDEO)

Skuadrat e Napolit dhe Interit kanë narazuar në ndeshjen derbi të javës së 9-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja midis skuadrës së parë dhe të dytë në renditje u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat u munduan që të ngadhnjejnë njëra ndaj tjetrës në “Sao Paolo”, duke zhvilluar një ndeshje me disa raste të mira shënimi, mirëpo si duket në fund aktorëve kryesor u mungonte ajo goditja e saktë finale që do ju siguronte fitoren ndonjërës prej skuadrave.


Në këtë mënyrë të dyja skuadrat vazhdojnë pa humbje ecurinë e tyre në “Serie A”, mirëpo duhet theksuar se ky barazim ndërpreu serinë prej 8 fitoreve të njëpasnjëshme të “napolitanëve”.

Në ndeshjen e zhvilluar më herët Sampdoria me rezultatin e thellë 5:0 mundi Krotonen e Arlind Ajetit.

Leave a Reply