Klod Puell merr timonin e Lester Sitit

Ish trajneri i Sautemptonit, Klod Puell është emëruar në postin e trajnerit te Lester Siti, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kanë njoftuar nga klubi anglez, të cilët njoftuan se me teknikun francez kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

Puell udhëhoqi Sautemptonin në një vend të tetë në Premierligë sezonin e kaluar, por humbi punën në qershor, me stilin e tij të futbollit që u kritikua nga tifozët e kësaj skuadre. Megjithatë drejtuesit e Lesterit duke besuar në kualitetet e tij i kanë ofruar atij një rikthim në Premierligë.

“Është një privilegj i madh të bëhem trajneri i ri i Lester Sitit, një klub, vlerat dhe ambiciet e të cilit janë të përafërta me të miat. Është me të vërtetë emocionuese dhe unë pres që të punoj me pronarët, lojtarët, stafin dhe mbështetësit për të dhënë sukses të mëtejshëm” – ishte deklarata e parë e Kllod  Puell si trajner i Lester Sitit dhënë për faqen zyrtare të klubit anglez.

56 vjeçari Klod Puell në postin e trajnerit te Lesteri do të pasojë Kreg Shekspirin, i cili u shkarkua gjatë këtij muaji.

Leave a Reply