Baldovaliev nuk harron të festojë si Kristiano Ronaldo (VIDEO)         

Zoran Baldovaliev ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira me fanellën e Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”. Pas dy golëshit të realizuar ndaj FC Shkupit në ndeshjen e fundit të zhvilluar para tifozëve në Strumicë, Zoran Baldovaliev shënoi edhe në ndeshjen e së mërkurës ndaj Shkëndijës në kuadër të javës së 12-të. Futbollisti nga Strumica realizoi golin e parë në fitoren 3:2 të Akademia Pandev, ndërsa edhe kësaj rradhe nuk harroi të festoi në stilin e Kristiano Ronaldos.

“Mendoj se me meritë mundëm Shkëndijën, ndërsa sa i përket festës sime pas golit të shënuar, mendoj se të gjithë golat që do i shënojë do i festojë në një mënyrë të tillë vetëm e vetëm që të bëjë të lumtur djalin tim” – tha enkas për “infOSport.mk” Zoran Baldovaliev.


BALDOVALIEV FESTOI SI KRISTIANO RONALDO! MËSOJENI ARSYEN (VIDEO)


Numri 28 i Akademia Pandev një gjë të tillë siç ka potencuar edhe më parë për “infOSport.mk” e bënë për djalin e tij, i cili shpreson që një ditë edhe ai të bëhet futbollist, madje duke pasur një karrierë shumë më të bujshme se vetë ai.

AKADEMIA PANDEV AVANSON NDAJ SHKENDIJESA. PANDEV – SHKENDIJA 1:0 (Z. Baldovaliev 24')

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

 

Leave a Reply