Shkëndija mund Sileksin, Huan Felipe vjen me një super gol (VIDEO)

Shkëndija ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, i cili të premten e kaluar kishte debutuar me disfatë në pankinën e “kuqezinjëve” pas disfatës 0:1 ndaj Akademia Pandev në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të vendit para tifozëve të tyre mundën Sileksin me rezultatin e pastërt 3:0. Fitoren e “kuqezinjëve” nga Tetova e paralajmëroi braziliani Huan Felipe, i cili në minutën e 31-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Super goli i Huan Felipe ndaj Sileksit

Super goli i Huan Felipe ndaj SileksitSHKENDIJA – SILEKSI 1:0(H. Felipe 31')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuari gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Ernest Gjokas, shënuan edhe dy të tjerë në rrjetën e skuadrës nga Kratova.

Super asist i Agim Ibraimit, te cilin Gledi Mici e kurorezon me gol

Super asist i Agim Ibraimit, te cilin Gledi Mici e kurorezon me golSHKENDIJA – SILEKSI 2:0(G. Mici 57')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Pas një super asisti të Agim Ibraimit, Gledi Mici në të 57-tën ngriti epërsinë e Shkëndijës në 2:0, ndërkohë golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi e realizoi Dejan Bllagojeviç, i cili në tentativë për të ndalur futbollistin vendas, Çeshmexhiev, realizoi në rrjetën e gabuar.

Fale autogolit te Bllagojeviç, Shkendija avanson me rezultatin 3:0 ndaj Sileksit

Fale autogolit te Bllagojeviç, Shkendija avanson me rezultatin 3:0 ndaj SileksitSHKENDIJA – SILEKSI 3:0(D. Bllagojeviç a.g 78')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Për Shkëndijën ishte kjo fitorja e katërt sezonale, pas së cilës tashmë ngjitet në pozitën e 5-të, me 14 pikë, dy më pak se FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P që mbajnë pozitat 3 dhe 4. Në anën tjetër Sileksi sërish rikthehet në zonën e ftohtë, duke u renditur vetëm në pozitën e 8-të me 12 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply