Portieri i Majnc ngatërron topin me pikën e penaltisë (VIDEO)

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur në ndeshjen e javës së 11-të midis Borusia Menhengladbahut dhe Majncit, me protagonist kryesor portierin mysafir, Robin Zentner.

Gjesti i tij i kapur nga kamerat televizive në ndeshjen e sotme ndaj Gladbahut, po bënë xhiron e botës.

Në minutën e 31-të në momentin kur mendonte se kishte topin nën kontroll, ai ishte hutuar duke u dhënë udhëzime shokëve të tij, dhe në vend që të godiste topin tentonte që të godiste vendin e pikëës së penaltisë, e që me shumë gjasa kishte menduar se është topi që po e kërkonte.

Video-ja e portierit të Majnc po bën xhiron në rrjetet sociale, teksa edhe portieri i njohur spanjoll, Iker Kasiljas ka vendosur të shpërndajë të njëjtën në profilin e tij në Twitter.

Leave a Reply