Bufon, njeriu i rekordeve!

Xhanluixhi Bufon është njëriu i rekordeve. Ai edhe në moshën 39-të vjeçare vazhdon të thyej rekorde të reja. Portieri i Juventusit nuk luajti në finale e Kupës së Italisë ndaj Lacios, ku “bardhezinjët” triumfuan me rezultat 2:0 dhe në fund ngritën trofeun, por megjithatë arriti një rekord personal.

Bufon bëhet portieri i vetëm që ka fituar 3 herë Kupën e Italisë, pa luajtur as edhe një minutë të vetme. Kujtojmë që hera e fundit që 39 vjeçari ka zbritur në fushë e blertë për një ndeshje të Kupës, ka qenë në vitin 2012, në ndeshjen e luajtur kundër Kaljarit të vlefshme për 1/8 e finales. Që prej asaj kohe e deri më tani, në çdo ndeshje të Kupës, Bufon ka qenë në pankinë, duke ia lënë vendin zëvendësit të tij për t’u aktivizuar.

Leave a Reply