Danimarka dhe Irlanda bëjnë paqe, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit (VIDEO)

Është mbyllur pa fitues ndeshja e fundit e fazës “play-off” midis Danimarkës dhe Irlandës e vlefshme për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Edhe pse pritej një fitore e Danimarkës, kombëtare me emër dhe favorite edhe nga të luajturit në shtëpi, në fund rezultoi të jetë ndryshe.

Irlanda luajti një ndeshje thuajse perfekte në aspektin mbrojtës, duke i lënë zotërimin e topit Danimarkës.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën nga një rast të pastërt, por goli mungoi, ashtu siç mungoi edhe në 45 minutat e dyta.

Presion i madh i nordikëve, që rrezikuan disa herë, por Irlanda rezistoi mirë dhe heshti stadiumin, duke e rritur nivelin e lojës dhe duke vënë në vështirësi danezët nervozë, të cilët nëse dëshirojnë të jenë pjesë e Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm do të duhet të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e kthimit në Dublin që në program është me datë 14 nëntor.

 

Leave a Reply