Drita e Gjilanit mundi Shkëndijën në miqësoren në Tetovë

Shkëndija ka pësuar disfatë 1:2 në miqësoren e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Tetovë përballë skuadrës së Dritës nga Gjilani, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, skuadra nga Superliga e Kosovës u tregua më e suksesshme dhe në fund falë golave të shënuar nga Xhevdet Shabani dhe Kryeziu shënoi fitore 2:1.

Golin e vetëm për skuadrën e Shkëndijës e realizoi Besart Ibraimi nga pika e bardhë.

Që të tre golat u realizuan që në pjesën e parë, ku trajnerët e të dyja skuadrave Qatip Osmani dhe Bekim Isufi luajtën me formacionet e tyre më të mira.  Ndërkohë gjatë pjesës së dytë ata bënë shumë zëvendësime, me Shkëndijën që në lojë për herë të parë inkuadroi edhe tre emra të rinj. Bëhet fjalë për portierin bullgar Mario Kirev, mbrojtësin Kosta Manev dhe sulmuesin e krahut Festim Alidemaj që vjen nga Kosova.

Leave a Reply