Mesi me Barçën deri në vitin 2021, por blindohet me klauzolë 700 mln euro!

Lionel Messi dhe Barcelona kanë bërë zyrtare marrëveshjen e tyre për rinovimin e kontratës të bashkëpunimit deri në vitin 2021. Kontrata e shumëpërfolur e Messit, e cila siç ishte paralajmëruar nga presidenti Bartomeu, ishte firmosur prej kohësh, ka lënë vend edhe për spekulime, pikërisht për foton e munguar, por tashmë kjo mund të quhet një çështje e mbyllur.

Në këtë mënyrë, Messi do të vijojë të jetë ikona e klubit katalanas deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e largimit kushton 700 milionë euro, shifër kjo e vendosur për të përjashtuar njëherë e mirë mundësinë e përsëritjes së historisë me Neymarin, gjatë kësaj vere.

Mesi me katalanasit numëron 602 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 523 gola dhe ka fituar plotë 30 tituj.

Leave a Reply