Rezultatet e pjesës së parë të javës së 17-të

Pjesa e parë e derbi ndeshjes së javës së 17-të që po zhvillohet në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Vardarit u mbyll me epërsi minimale të kampionëve në fuqi, njofton “infOSport.mk”. Ishte një gol i shënuar në minutat shtesë nga ana e sulmueist rus, Maksim Maksimov që i dha avantazhin skuadrës së Vardarit, për të cilët ishte kjo goditja e parë brenda kuadratit të golit që përfundoi në rrjetën e Vujanac.

Maksimov gol

VARDARI FARE NE FUND AVANSON NDAJ AKADEMIA PANDEVAKADEMIA PANDEV – VARDARI 0:1(M. Maksimov 45+')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Njëjtë sikurse edhe Vardari, gjatë 45 minutave të para në ndeshjet në transfertë po avansojnë edhe Pobeda dhe Rabotniçki.

Geshoski gol

POBEDA AVANSON NDAJ SKOPJES NE AUTOKOMANDESKOPJE – POBEDA 0:1(B. Geshoski 8' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Pobeda falë golit të shënuar nga ana e kapitenit Bllagoja Geshoski në minutën e 8-të nga pika e bardhë po avanson në Autokomandë përballë Skopjes, teksa Rabotniçki falë super golit të shënuar nga ana e mesfushorit Ostoja Stjepanoviç në minutën e 9-të po avanson ndaj Sileksit në Kratovë.

Super goli i Stjepanovic

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ SILEKSITSILEKSI – RABOTNIÇKI 0:1(O. Stjepanoviç 9')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Skuadra e vetme që po ruan nderin e skuadrave vendase është Pelisteri, që me rezultatin 2:0 po avanson ndaj Shkupit.

LPFM, Java XVII

Rezultatet e 45 minutave të para

Akademija Pandev 0 – 1 Vardari
Skopje 0 – 1 Pobeda
Pelisteri 2 – 0 Shkupi
Sileksi 0 – 1 Rabotniçki

Leave a Reply