Pelisteri avanson ndaj Shkupit me dy super gola (VIDEO)

Pelisteri avanson me rezultatin 2:0 gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e javës së 17-të në LPFM, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, njofton “infOSport.mk”.

Ishin dy super gola të shënuar nga ana e futbollistëve vendas, që ju siguruan atyre një epërsi komode gjatë pjesës së parë, në të cilën Shkupi u kanos dy herë përmes Mbellas dhe Muharem Bajramit, mirëpo pa sukses.

Riste Markoski gol

PELISTERI AVANSON NDAJ SHKUPIT, MARKOSKI SHENON NJE SUPER GOLPELISTERI – SHKUPI 1:0(R. Markoski 28')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Në anën tjetër një predhë e vërtetë nga ana e Riste Markoskit në minutën e 28-të bëri që Pelisteri të avansojë me rezultatin 1:0, ndërkohë vetëm 10 minuta më pas braziliani Lukas shënoi një super gol, duke vendosur topin edhe për herë të dytë në rrjetën e Zendelit.

Lukas gol ndaj Shkupit

SUPER GOLI I BRAZILIANIT, LUKAS NDAJ SHKUPITPELISTERI – SHKUPI 2:0(Lukas 38')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Leave a Reply