Renova me stil kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë ndaj Skopjes, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti shënoi fitore 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në lagjen e Hekuranës, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4:1 për në gjysmëfinale.

Skopje gol ndaj Renoves

KUPA E MAQEDONISËSKOPJE AVANSON NDAJ RENOVËSSKOPJE – RENOVA 1:0(Gjurçinovski 61')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Të tre golat në takimin e sotshëm u shënuan gjatë pjesës së dytë, me Skopjen që avansoi e para me anë të Gjurçinovskit në minutën e 62-të.

Emran Ramadani gol ndaj Skopjes

SUPER GOL I EMRAN RAMADANIT NDAJ SKOPJESRENOVA BARAZON NDAJ SKOPJES DHE SIGURON NJE VEND PER NE GJYSMEFINALESKOPJE – RENOVA 1:1(E. Ramadani 75')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Megjithatë gjërat për Renovën erdhën në vendin e duhur në minutën e 75-të, kur rezervisti Emran Ramadani shënoi një super gol për simetri në rezultat.

Fatjon Jusufi gol ndaj Skopjes

FATJON JUSUFI SHENON, RENOVA FITON DHE ME STIL NE GJYSMEFINALE SHKONSKOPJE – RENOVA 1:2(F. Jusufi 90+')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Dhe kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të mbyllet me barazimin 1:1, ashtu nuk mendoi Fatjon Jusufi, i cili ishte më i shpejtë se fërshëllima e arbitrit Stavrev dhe me një gjysëm volej nga brendia e zonës edhe për herë të dytë arriti që të mposht portierin vendas Kandikijan, transmeton “infOSport.mk”.

Kjo fitore erdhi mu në momentin e duhur për djemtë e trajnerit Vlatko Kostov, për të rikthyer besimin, pas atyre rezultateve negative në ndeshjet kampionale.

Foto: gol.mk 

Leave a Reply