Akademia Pandev shkruan histori, kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Skuadra e Akademia Pandev, që këtë vit debutoi në elitën e futbollit vendor, sot ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ata pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Tetovë ndaj Teteksit, sot në stadiumin “Kukush” në Turnovë shënuan fitore edhe më bendëse me rezultatin 4:1, duke u kualifikuar kështu me shumë meritë për në gjysmëfinale me reuzltatin e përgjithshëm, 6:1.

Trajneri Pançe Stojanov në këtë ndeshje vendosi të ju jap hapësirë edhe disa futbollistëve të rinj, të cilët shfrytëzuan rastin në maksimum.

Ndryshe golin e parë për vendasit e realizoi Goran Gançev në minutën e 21-të, teksa në minutën e 33-të, njëri ndër futbollistët më të mirë në rradhët e Akademia  Pandev, Gjorgji Stoilov pasi pranoi një top nga amerikani Bouen dhe u lirua nga një futbollist kundërshtarë shënoi për rezultat 2:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve në rrjetën e mysafirëve nga Tetova.

Ishte pikërisht vetë amerikani Trevis Bouen, ai i cili në minutën e 67-të realizoi golin e tretë në rrjetën e Teteksit, ku u deshën dy tentativa për të mposhtur portierin mysafir.

Bouen

AKADEMIA PANDEV SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ TETEKSIT DHE SIGURON GJYSMEFINALENA. PANDEV – TETEKSI 3:0(Bouen 67')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Ky gol solli një lloj lirie në rradhët e vendasve, të cilët veçmë e kishin të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale, ndërsa një gjë të tillë me mjaft “dinakëri” shfrytëzoi futbollisti shqiptarë i Teteksit, Meriton Saliji, i cili në minutën e 73-të realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në këtë udhëtim.

Meriton Saliji gol

MERITON SALIJI SHENON GOLIN E PARE PER TETEKSIN NDAJ AKADEMIA PANDEVA. PANDEV – TETEKSI 3:1(M. Saliji 73')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi vendasit në minutën e 81-të pas nëj aksioni të bukur nga e majta, me anë të Bilbilov shënuan edhe golin e katërt, për rezultat përfundimtarë, Akademia Pandev 4, Teteksi 1.

Bilbilov gol

AKADEMIA PANDEV SHENON EDHE GOLIN E KATERT NDAJ TETEKSITA. PANDEV – TETEKSI 4:1(R. Bilbilov 81')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Leave a Reply