PSZH vallëzon nën ritmin e Nejmar dhe Kavanit (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni vazhdon në vallëzojë nën ritmin e super dyshes sulmuese, Edinson Kavani – Nejmar, njofton “infOSport.mk”. Kjo dyshe edhe njëherë tjetër vendosi për fitoren e skuadrës “parisiene”, e cila në kuadër të xhiros së 15-të në “Ligue 1” realizoi edhe fitoren e 13-të, duke mundut ekipin e Troja ecur me hapa të sigurtë drejt rikthimit të titullit kampion në Francë.

Braziliani Nejmar në minutën e 73-të dhe Kavani në minutën e 90-të ishin autorët e golave për PSZH-në, skuadër kjo e cila gjatë pjesës së parë humbi edhe një 11-të metërsh me anë të uruguaianit Kavani, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore, PSZH-ja shkon në kuotën e 41 pikëve, duke kryesuar bindshëm renditjen në “Ligue 1” me 10 pikë më tepër se Marseja e vendit të dytë, teksa Lioni dhe Monako renditen në pozitat 3 dhe 4 me nga 29 pikë të tubuara.

Leave a Reply