Beshiktashi superior, mbyll fazën në grupe me fitore (VIDEO)

4 fitore, 2 barazim dhe asnjë humbje në 6 ndeshje të zhvilluara në kuadër të grupit “G”. Është ky ekipi kampion i Turqisë, Beshiktashi, që për herë të parë në historikun e vetë do të luajë në një fazë eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Turqit ashtu siç e filluan këtë edicion të garave në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, ashtu edhe e mbyllën. E kishin nisur me fitoren në transfertë 1:3 ndaj Portos, ndërsa e mbyllën me fitoren 1:2 ndaj Lajpcigut në Gjermani.

Në “Red Bull Arena Lajpcig” Beshiktashi edhe pse nuk luajti me formacionin më të mirë, në fund morri 3 pikë të plota, duke bërë që skuadra debutuese nga Bundesliga të ngushëllohet me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe për fitoren e “Shqiponjave të Zeza” nga Stambolli u përkujdesën Nrgredo (10’-pen) dhe Taliska (90’), teksa golin e vetëm për vendasit e Lajpcigut e realizoi futbollisti i tyre më i mirë, Keita (87’), njofton “infOSport.mk”.

Beshiktashi me 14 pikë përfundoi në pozitën e parë të grupit “G”, teksa Lajpcigu me vetëm 7 pikë u rendit në pozitën e tretë, duke siguruar një vend për në Liga  Europa. Ndërkohë vendi i dytë në këtë grup u takoi portugezëve të Portos që në “Dragao” sonte mundën Monakon me rezultatin 5:2.

Leave a Reply