Kush është Matija Spiçiç, kroati që ndodhet në prova te Shkëndija!? (VIDEO)

Matija Spiçiç është një futbollist shumë polivalent i cili mund të luaj si mbrojtës i krahut të majtë, një mesfushor i majtë, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në dy pozitat mbrojtëse, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist 29-vjeçar, i cili ka kaluar të gjitha grupmoshat te përfaqësuesja kroate, duke filluar nga U15 deri në U21, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat kroate, ai në kohën kur luane me Inter Baku në Azerbajxhan kërkohej nga ana e strategut gjerman Berti Vogts për t’iu bashkuar përfaqësueses azere.

Ndryshe sa i përket karrierës së tij në nivel klubesh, ai kishte filluar si i ri te skuadra e Hrvatski Dragovoljac, për të nënshkruar më pas kontratën e tij të parë profesionale me NK Zagreb, ndërsa në Kroaci kishte luajtur edhe me Istra dhe Osijek, transmeton “infOSport.mk”.

Si 23-vjeçar ai në vitin 2011-të kishte bërë transferimin e tij të parë jashtë vendit, duke kaluar nga rradhët e Zagrebit te skuadra ukrainase e Tavria, që më pas gjatë karrierës së tij ndërkombëtare të luaj edhe në Rusi me skuadrën e Sibir, në Azerbajxhan me ekipin e Inter Baku si dhe në Gjeorgji me Dinamo Tbilisi, para se 5 muajt e fundit ti kalonte në kampionatin polak me fanellën e skuadrës së Vislla Krakov.

Leave a Reply