Mbrojtësi kroat Matija Spiçiç në planet e Shkëndijës!

Mbrojtësi i krahut të majtë, kroati Matija Spiçiç mund të jetë një ndër përforcimet e mundshme të Shkëndijës gjatë merkatos së janarit, njofton “infOSport.mk”.

29-vjeçari i lindur në Zagreb së fundmi ishte pjesë e skuadrës së njohur polake të Visla Krakov, mirëpo pas përfundimit të kontratës, ai tashmë është një agjent i lirë.

Pikërisht një fakt i këtillë e bënë më të lehtë transferimin e tij te skuadra tetovare, ku për disa ditë ndodhet në prova, ku është vënë nën vëzhgimin e stafit teknik të skuadrës tetovare.

Përveç tij për pozicionin e mbrojtësit të majtë në prova te Shkëndija është edhe një brazilian, ndërsa gjithashtu pjesë e provave “kuq e zi”  janë edhe disa futbollistë të rinj nga Kosova dhe Maqedonia.

Leave a Reply