Lamtumirë Nojer! Bajerni po mendon për tjetër portier

Lëndimi i rëndë që ka lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave të futbollit portierin Manuel Nojer, ka shtyrë drejtuesit e skuadrës “bavareze” të mendojnë për transferimin e një portieri të ri. Sipas asaj që raporton “Bild”, Bajerni i Munihut ia ka vënë syrin portierit të Bajer Leverkusenit, Bernd Leno.

Ylli gjerman shihet si një zëvendësim i përsosur për Manuel Nojer, pasi numri 1 i ekipit gjerman po rimëkëmbet nga një dëmtim në këmbë.

Megjithatë mbetet për t’u parë, nëse Leverkuseni do të sanksionojë një shitje – ose nëse Bajerni do të jetë i gatshëm të shpenzojë shumë në atë që do të jetë në thelb një goditje e lehtë.

Në ndeshjen e fundit të Bajernit të Munihut ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit në portë qëndroi portieri i katërt, Starke.

Leave a Reply