Ibra flet hapur! Ja pse e braktisa Juventusin

Është një ndër futbollistët që në çdo kampionat ku ka luajtur ka lënë gjurmë. Gjithashtu edhe në “Serie A”, ku ka luajtur me tre skuadrat më të mira Juventus, Inter dhe Milan. Fjala është për suedezin me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimoviç, i cili  një interviste të zgjeruar për “Sky Sport” foli gjerësisht për disa çështje që nuk i kishte treguar më parë.

Një nga temat që ai preku ishte vendimi i tij për të braktisur Juventusin në vitin 2006.

“Me “Calciopoli”, gjithçka ndryshoi në Juve. Moxhi dhe Giraudo u larguan. Pastaj nuk ishte Secco, i cili u bë drejtor sportiv duke qenë menaxher i ekipit gjatë kohës sime atje. Një ditë ai më thirri për të diskutuar zgjatjen e kontratës sime. Vura re se diçka ishte e ndryshme. Nuk më pëlqeu mendimi për të luajtur në “Serie B”. Do të duhej vite për t’u kthyer në vendin ku ishim si ekip. Juventusi im ishte superior ndaj të gjithëve, si në aspektin e trajnerëve dhe lojtarëve. Ata më kërkuan të rrija dhe të ripërtërija kontratën time, por e dija se do të merrte ca kohë për t’u kthyer në krye. Personalisht, unë mund të arrija një nivel shumë më të lartë të performancës, por do të humbas një vit duke rënë në nivel më poshtë. Ishte më mirë për mua të kërkoja një sfidë të re “, ka zbuluar Ibra.

36-vjeçari Ibrahimoviç, i cili aktualisht po luan me Mançester Junajtedin në Premierligën angleze, pjesë e Juves ishte për dy vite (2004-2006), ndërsa në atë periudhë zhvilloi 92 ndeshje, duke regjistruar 26 gola dhe 6 asiste.

Leave a Reply