Vardari fiton dhe ende për titull shpreson (VIDEO)

Me ndeshjen midis Vardarit dhe Rabotniçkit edhe zyrtarisht është mbyllur stinori vjeshtor në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Ishte ky takimi i prapambetur i javës së 12-të, në të cilin Vardari shënoi fitore minimale 1:0.

Pikërisht kjo fitore mban gjallë shpresat e kampionëve në fuqi se mund të mbrojnë titullin e vitit të kaluar, edhe pse do ta kenë shumë të vështirë, pasi negcin plotë 8 pikë larg liderit aktual,  Shkëndijës.

Vardari ishte më kërkues në këtë takim dhe në fund gjeti golin e tre pikëshit, që u shënua nga ana e Barsegian në minutën e 78-të.

Barsegian gol ndaj Vardarit

BARSEGIAN SHENON GOLIN E EPERSISE PER VARDARINVARDARI – RABOTNII 1:0(Barsegian 78')

Публикувахте от infosport.mk в 13 декември 2017 г.

Ktëij goli i parapriu një rast i qindpërqindtë nga ana e Maksimov si dhe një shtyllë e goditur nga ana e Boban Nikolov, që ishin paralajmërues për atë gol të shënuar nga ana e armenit Tigran Barsegian.

Ishte ky goli i pestë i shënuar gjatë këtij edicioni për këtë futbollist, ndërsa me këtë fitore Vardari tashmë ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë.

Renditja kryesohet nga Shkëndija që ka 46 pikë, teksa Rabotniçki mbetet në kuotën e 23 pikëve, duke mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e 5-të, bashkë edhe me Shkupin, që ka numër të njëjtë të pikëve.

Leave a Reply