Bajern Munih gjen zëvendësuesin e Levandovskit!

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munih duket se ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit polak, Robert Levandovski. Fjala është për sulmuesin gjerman të Hofenhajmit, Sandro Vagner, i cili pritet që të zbarkojë te skuadra “bavareze”.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, drejtuesit e Bajernit të Munihut kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit e Hofenhajmit për transferimin e 30-vjeçarit të Kombëtares Gjermane.

Vagner pritet t’i kushtojë Bajernit 12 milionë euro, ndërsa kontrata e tij pritet të jetë deri në vitin 2020.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi 30-vjeçar me fanellën e Hofenhajmit ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje, 11 prej të cilëve në Bundesligë, ku edhe ka realizuar katër gola. Ai në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave si Herta Berlin, Verder Bremen, Dusiburg, Darmshtadt, Kajzerslautern dhe Bajern Munih, pjesë e së cilës kishte qenë gjatë vitit 2007-të.

Leave a Reply