Nejmar i kanoset Real Madridit

Ylli i Paris Sen Zhermenit, Nejmar është i bindur se skuadra e tij mund të eliminojë Realin e Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Shorti deshi që këto dy skuadra gjigande të takohen përballë njëra tjetrës që në fazën e 1/8 së finales, teksa braziliani beson se në fund fitues do të dalë PSZH-ja.

“Dëshirojmë të shkruajmë histori dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të eliminuar Realin. Të dyja ndeshjet do të jenë të vështira, pasi edhe kundërshtari ynë është shumë i fortë. Ata do të tentojnë që të fitojnë këtë kompeticion edhe për të tretin vit me rradhë, mirëpo ne mund ti ndalim” – tha Nejmar për “Marca”, përcjellë “infOSport.mk”.

A do të fitojë “Topin e Artë” sezonin e ardhshëm? Një gjë e tillë nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga bashkëlojtarët e mi dhe të arriturat tona. Kampionati Botëror në Rusi gjithashtu do të jetë shumë me rëndësi” – u shpreh Nejmar.

Ndeshja e parë midis Realit të Madridit dhe PSZH-së në program është me datë 14 shkurt në “Santiago Bernabeu”.

Leave a Reply